
Gresa Lashes — Edukim profesional
Akademi e certifikuar me certifikim shtetëror në Zagreb, me mbi 1,000 nxënëse të trajnuara çdo vit në Bashkimin Evropian.
Gresa Lashes është një akademi profesionale e specializuar në edukimin dhe trajnimin e artisteve të bukurisë në fushën e Lash Extensions, Lash Lift & Brow Lift.
E certifikuar dhe e njohur përmes certifikimit shtetëror në Zagreb, Kroaci, Gresa Lashes sjell standarde profesionale dhe metoda bashkëkohore të edukimit, të përshtatura për tregun evropian.
Me mbi 1,000 nxënëse të trajnuara çdo vit në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, programet tona janë të ndërtuara për t'u dhënë kursanteve jo vetëm teknikën, por edhe sigurinë, precizitetin dhe njohuritë e nevojshme për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.
Çfarë e karakterizon edukimin Gresa Lashes?
- Trajnime profesionale dhe praktike
- Metoda moderne të aplikimit
- Punë direkte me modele
- Teknikë, higjienë dhe siguri profesionale
- Korrigjim dhe analizë individuale të punës
- Njohuri për ndërtimin dhe zhvillimin e biznesit
- Strategji për prezantimin profesional në rrjete sociale
- Mbështetje dhe orientim edhe pas përfundimit të trajnimit
Qëllimi ynë nuk është vetëm të të mësojmë si të aplikosh qerpikët, por të të përgatisim për të punuar me standard profesional, klientelë të qëndrueshme dhe një biznes të zhvillueshëm.
Gresa Lashes — Edukim profesional që kthehet në profesion.