Dërgesa FALAS për porositë mbi 80€

Kthimi dhe rimbursimi

Kthimet pranohen brenda 14 ditëve kalendarike nga dita e marrjes së porosisë, sipas kushteve më poshtë.

Produkte që nuk kthehen

Për arsye higjiene dhe sigurie, nuk pranohen kthime për produkte kozmetike të hapura ose me vulën/paketimin mbrojtës të prishur. Kjo përfshin ngjitësit, primerët, removerët dhe lëngjet e tjera, pigmentet, produktet për lash lift dhe henna, si dhe qerpikët e nxjerrë nga paketimi origjinal.

Kufizimi zbatohet edhe kur produkti nuk është përdorur: pasi vula është hapur, produkti nuk mund të rishitet.

Kushtet për produktet e tjera

  • Produkti duhet të jetë i papërdorur, i pastër dhe në paketimin origjinal, me të gjitha etiketat dhe aksesorët.
  • Duhet të shoqërohet me numrin e porosisë dhe faturën.
  • Nuk pranohen produkte me gjurmë përdorimi, dëmtime nga përdoruesi ose paketim të munguar.

Si bëhet kthimi

Njoftona paraprakisht në info@royal-lashes.shop me numrin e porosisë dhe arsyen. Kthimet e dërguara pa njoftim paraprak mund të mos pranohen.

Shpenzimet e kthimit i mbulon blerësi, përveç rasteve kur produkti ka mbërritur i dëmtuar, me defekt ose i gabuar nga ana jonë — atëherë i mbulojmë ne.

Produkte të dëmtuara ose të gabuara

Dëmtimet gjatë transportit ose produktet e gabuara duhet të na raportohen brenda 24 orëve nga marrja, të shoqëruara me fotografi të produktit dhe të paketimit. Pas këtij afati dëmtimi nuk mund t'i atribuohet transportit.

Rimbursimi

Pas pranimit dhe kontrollit të produktit të kthyer, rimbursimi kryhet brenda 14 ditëve. Shpenzimet e transportit fillestar nuk rimbursohen, përveç kur kthimi vjen nga një gabim i yni.

Nëse produkti i kthyer nuk i plotëson kushtet e mësipërme, ju njoftojmë dhe jua kthejmë me shpenzimet tuaja.