
Lash Lift & Brow Lift
Trajnim i fokusuar në ngritjen e qerpikëve natyralë dhe laminimin e vetullave — pamje natyrale, pa extensions.
Një trajnim profesional i fokusuar në dy nga teknikat më të kërkuara për një pamje natyrale, të pastër dhe elegante.
Lash Lift
Mëso teknikat profesionale për ngritjen, formësimin dhe stilizimin e qerpikëve natyralë, duke krijuar efekt të hapur dhe të theksuar pa përdorur extensions.
Brow Lift / Brow Lamination
Mëso drejtimin, formësimin dhe stilizimin e vetullave për një pamje të rregulluar, të plotë dhe moderne, duke respektuar strukturën natyrale të qimeve.
Trajnimi përfshin teknikën e aplikimit, përzgjedhjen e produkteve, kohën e veprimit, higjienën, sigurinë, analizën e qerpikëve dhe vetullave, formësimin dhe kujdesin pas trajtimit.
Qëllimi është që çdo nxënëse të fitojë njohuri profesionale, precizitet dhe siguri në punë, për të ofruar rezultate të qëndrueshme dhe të personalizuara për çdo kliente.